Efektivët e Durrësit festojnë 107-vjetorin e krijimit të policisë me xhepat bosh (VIDEO)

13/01/2020 - 16:07

Drejtoria Vendore e Policisë së Durrësit ka festuar sot 107-vjetorin e themelimit të saj, në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e kësaj drejtorie.

Në emër të policisë së Durrësit foli zv.drejtori Gani Zenelaj, i cili tha se "kjo ditë feste na bën të kthejmë kokën pas e të shikojmë brezat që kanë bërë sakrifica sublime siç janë heronjtë e saj që kanë falur edhe jetën për të.

Policia e Shtetit nuk shikohet më si një institucion ndëshkues por si një shërbim ndaj çdo qytetari në shërbim të të drejtave themelore të njeriut. Këtë vit policët e Durrësit ishin në krye të detyrës në mbështeje të njerëzve pas tërmetit të 26 nëntorit".

Prefekti i Qarkut të Durrësit, Roland Nasto tha se "në këtë periudhë një shekullore policia ka bërë një transformim të madh në misionin e saj për garantimin e të drejtave themelore të njerëzve.

Strukturat e policisë as në ditët më të errëta nuk e kanë humbur nocionin e ekzistencës dhe të misionit të saj, madje duke sakrifikuar edhe me jetën e punojësve më të mirë të saj".

Pavarësisht se punonjësit e policisë së Durrësit luajtën një rol kyc në përballimin e post-situatës pas tërmetit të 26 nëntorit, ata nuk u shpërblyen nga ana e Ministrisë së Brendshme, madje për herë të parë nuk morën qoftë edhe një shpërblim minimal për festat e fundvitit.

Bashkia e Durrësit i dha një certifikatë mirënjohjeje drejtorisë së policisë së Qarkut, në shenjë falenderimi për punën e bërë dhe ndihmën e dhënë banorëve të prekur nga tërmeti tragjik.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bajram Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri janë tre personat të cilët janë arrestuar për pengmarrjen e Jak Prengës.

Dy muaj nga tërmeti 6.4 ballë i rënë në 26 nëntor 2019 në Durrës, momentalisht në qeli ka vetëm 12 vetë të arrestuar dhe 9 persona në kër

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta në zonat malore.

Emisioni “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus sjell ekskluzivisht rrëfimin e vajzës së Enkeleda Çapokut, 39-vjeçares që u vra nga kunati

Dy ditë pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Romë, televizioni shtetëror italian, Rai3, ka bërë një kronikë të frikshme për kanabisin

Pas një peripecie jo të pakët, Mjekësia Ligjore ka bërë publike autopsinë për vdekjen e 19 vjeçares, Rezarta Hajdari, e cila humbi jetën

Ambasada shqiptare në Kinë përmes një njoftimi lajmëron të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë në shtetin kinez që të njoftojnë aktivit

Një ditë pas ngjarjes tragjike të vdekjes së papritur të dy foshnjave 5-muajshe, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Beratit, prindërit rrë