Efektivi i RENEA-s, Bledar Beluli, i cili u aksidentua në Theth gjatë paradites së sotme po transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Si pasojë e rrëzimit, efektivi Beluli ka dëmtuar gjymtyrët. Ai është marrë nga fshati Nderhysaj, Njësia Administrative, Shalë.

Mësohet se efektivi nuk ishte në detyrë, por ishte me miqtë e tij për alpinizëm kur është rrëzuar në një greminë 200 metra dhe mbeti i bllokuar në Malin e Zorgjit për më shumë se 3 orë.

Për shkak të terrenit shumë të vështirë ndërhyrja nga ajri ishte e pamundur, ndaj drejt zonës shkuan efektivët e FNSH, të cilët arritën që të nxjerrin policin nga gremina.

Mësohet se ai u transportua me barelë në këmbë deri në fshatin Nderhysaj, ku më pas u mor me helikopter. Gjendja e tij paraqitet e rënduar.