Ekipi i shpëtim-kërkimit nga Rumania përfundon misionin, kthehet në vend

02/12/2019 - 16:08

Ekipi i kërkim-shpëtimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, dërguar nga Rumania në Shqipëri, ka përmbushur misionin e tij dhe kthehet në vend.

"Falënderoj specialistët e RO-USAR që kanë përfaqësuar me dinjitet Rumaninë, në përpjekjen e përbashkët të shteteve evropiane për të ndihmuar Shqipërinë", tha ministri i Punëve të Brendshme, Ion Marcel Vela.

Pas takimit të koordinimit që u mbajt në 29 nëntor, në Shqipëri, ku morri pjesë zëvendës/Ministri i Brendshëm, faza e kërkim-shpëtimit u shpall e përfunduar, nisur nga fakti se nuk ka më persona të zhdukur. Nisur nga ky fakt, skuadrat që morën pjesë në ndërhyrje u rikthyen.

Në shenjë mirënjohjeje për efortet e shpëtimtarëve rumunë, ministrja shqiptare e mbrojtjes shkoi në bazën operative të ekipit të kërkim-shpëtimit për të falënderuar specialistët e dërguar nga Bukureshti.

Shpëtimtarët u kthyen në Bukuresht në ditën e Festës Kombëtare të Rumanisë, 1 dhjetor, me dy avionë të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Kujtojmë se 52 zjarrfikës, të akredituar nga OKB-ja për misione ndërkombëtare, katër qen të stërvitur për shpëtimin e jetëve njerëzore dhe 2 vullnetarë të specializuar në trajnimin e qenve, ndërhynë në zonën e Durrësit me ekipe nga Greqia, Kroacia dhe Turqia.

Ekipi, i udhëhequr nga kolonel Vasile Pirtea, filloi operacionet e kërkim-shpëtimit ditën e martë në darkë, menjëherë pas mbërritjes në Shqipëri.

Shpëtimtarët-zjarrfikës vepruan nën koordinimin e autoriteteve lokale, pas kërkesës për kërkim-shpëtimin e të mbijetuarve të mundshëm nën rrënojat e ndërtesave të shembura pas tërmetit të ditës së martë në mëngjes.

Specialistët rumunë nxorën nga rrënojat e një ndërtese të shembur tre trupa pajetë të cilët u morën nga autoritetet lokale. Edhe pse operacionet u penguan nga replikat që pasuan tërmetin e  mëngjesit të 26 nëntorit, ekipi i kërkim-shpëtimit u përball me një nga misionet më të vështira që mund të rrezikonin ndonjëherë jetën e tyre, ata vepruan me shumë guxim dhe përgjegjësi dhe vërtetuan, edhe një herë, se zjarrfikësit-shpëtimtarë janë heronj kudo ndodhen.

Specialistët rumunë u vunë në alertë dhe pas replikave të tjera që pasuan tërmetin, por pas zhvendosjes në vendet e përmendura nga zyrtarët shqiptarë, nuk u identifikuan viktima të tjera.

Autoritetet lokale shqiptare konfirmuan se nuk ka persona të tjerë të zhdukur në radhët e banorëve të ndërtesave ku shpëtimtarët nga Rumania ndërhynë dhe proceduan në mbledhjen e pajisjeve dhe kthimin në bazën e operacioneve për të rivendosur kapacitetin operacional.

Pas aktivizimit të mekanizmit evropian të mbrojtjes civile, Ministri i Punëve të Brendshme, Ion Marcel Vela, me pëlqimin e Kryeministrit Ludovic Orban, me kërkesë të Presidentit Klaus Iohannis për përfshirjen urgjente të vendit tonë për të ofruar mbështetje dhe ndihmë për autoritetet shqiptare, dërgoi ekipin e shpëtim-kërkimit RO-USAR të Ministrise të Punëve të Brendshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për

Është zhvilluar në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlira Shehun.

Gjykata e Tiranës dënoi me 7 vite e 4 muaj burg një prej autorëve të vjedhjes së serverave dhe dokumenteve të Prokurorisë së Durrësit, nd

Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton të gjithë abonentët të cilët janë larguar nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit se mund t

Më në fund duhet se gjërat po lëvizin për të çuar para drejtësisë të gjithë shkaktarët e dëmeve shkatërrimtare që shkaktoi tërmeti i 26 n

Pas atentatit që u regjistruar mbrëmjen e sotme në një fshat të Peqinit, ku një 26-vjeçar u vra dhe një tjetër u plagos, drejtori i Përgj

Gazetari i njohur Adi Krasta ka nisur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij të ri profesional, tanimë jo në Tiranë, por në Prishtinë. Ai do t