Ekipi i Zjarrfikëses në Durrës dhuron gjak për fëmijët talasemikë (FOTO)

11/07/2019 - 11:21

Në kuadër të nismës për dhurimin e gjakut për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, kësaj iniciative vullnetare i është bashkuar këtë të enjte edhe ekipi i stacionit të Zjarrfikëses në Durrës, duke dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me talasemi dhe njerëzve që kanë nevojë në shenjë solidarizmi qytetar.

Me iniciativë të drejtorit Adriatik Velaj, u ndërmor nisma humane për dhurimin e gjakut, proces i cili po kryhet në ambientet e drejtorisë së PMNZSH-së nga mëngjesi i ditës së sotme.

Koordinatorja e Kryqit të Kuqit për degën Durrës, në një prononcim për “DurrësLajm” nga drejtoria e Zjarrfikëses ku po mbikëqyr procesin, thekson rëndësinë e jashtëzakonshme që ka dhurimi i gjakut nga ofruesit vullnetarë, sidomos në këtë periudhë të vështirë të verës, që është edhe më e domosdoshme.

“Ne ofrojmë për gjatë gjithë vitit dhurues vullnetar për fëmijët talasemikë dhe për të aksidentuarit  rrugorë. Por sot është një fat jashtëzakonisht i mirë, që drejtori i Zjarrfikëses në Durrës, u ofrua pikërisht në këtë periudhë për të dhuruar gjak së bashku me stafin e tij. Është shumë e domosodoshme, në situata emergjente që janë të shumta në muajt korrik dhe gusht, për të plotësuar nevojat e fëmijeve talasemikë dhe për të plagosurit e aksidenteve rrugore”, tha Ermira Guza.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Banka e Shqipërisë ka reaguar një ditë pas shkresës që grupi parlamentar i PS-së i dërgoi Kuvendit për shkarkimin e Arben Malajt nga anët

Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektorati i Punës dhe Sektori

Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, e cila u shpall fituese në votimet e 30 qershorit.

Shpërthimi i bombolës së gazit në një argjendari të hënën në zonën e ish-Bllokut ishte vetëm një nga rastet e rënda që ne dëgjojmë thuajs

Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qyteti

Task Forca e ngritur pranë institucionit të Prefekturës Durrës prej mëse dy javësh është angazhuar në një aksion të gjerë në terren për t

Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Franceze, kanë vijuar operacionet e përbashkëta të riatdhesimit, ku nëpërmjet dy fluturimeve

Tre turistë gjermanë kanë kërkuar ndihmë mbrëmjen e djeshme në zonën e Gjipeut, një fshat afër Vunoit.

Në kampin Adazi në Letoni është vendosur një memorial për dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën gjatë një stërvitjeje.