Ekspertja e ISHP: S’kemi asnjë rast të dyshuar me koronavirus në Shqipëri. Duhet treguar kujdes me higjenën

23/02/2020 - 10:42

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino ka dalë sot para mediave për të informuar për situatën në vend dhe masat e marra nga autoritetet për koronavirusin, i cili në Itali ka dhjetëra raste të konfirmuara.

Bino deklaroi se nuk duhet të ketë panik dhe se në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar.

“Nuk duhet të ketë panik për momentin nuk kemi asnjë rast të dyshuar në Shqipëri. E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por dhe duke u kujdesur. mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur tështimë. Mos prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare. Ky është një virus i thjeshtë. përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit. Gripin nuk e marrim në konsideratë shpesh herë por ky virus ka një vdekshmëri disi më të lartë se gripi. Kjo është këshilla e parë, duhet të kujdesemi për higjienën" - tha Bino.

Më tej, ajo ka adresuar edhe disa nga akuzat, duke u shprehur se ISHP-ja i ka të gjitha mjetet për ta zbuluar në vend koronavirusin duke mohuar zërat se kampionet çohen jashtë pasi në shtet nuk ka pajisje.

"Instituti i Shëndetit Publik e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend. nuk ka veç një pajisje por disa pajisje që ndihmojnë njëra tjetrën. Ka të gjitha kitet, të gjithë reagentët për t’u ktyer diagnoza e koronavirusit në vend. Laboratori i ISHP pjesë e rrjetit të laboratorëve europianë. Ne jemi të pajisur, të kontrolluar. Ne jemi në atë hap që janë gjithë vendet e tjera të botës, dhe sidomos të Europës.

Janë përforcuar masat në kufi. E di që të gjithë e keni mendjen atje. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që udhëtojnë, të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo shqetësim shëndetësor. Në aeroport ndodhet njësia e inspektoratit sanitar e përbërë nga mjekë e personel shëndetësor.

Virusi në asnjë vend të botës nuk mund të ndalet në aeroport. Ka shumë diskutimet për skanerat, për temperaturat. Por nga të gjitha studimet është treguar se ato nuk kanë ndonjë vlerë në kapjen e hershme. Kapja e hershme vetëm nëpërmjet sistemit shëndetësor. Shqipëria është një vend që ka një eksperiecnë shuëm të mirë në gjurmimin e kontakteve. Javës që shkoi provuam një testim të vetes sonë për të parë sa shpejt i kapim kontaktet. Sepse është e rëndësishme kapja e kontaktit dhe më tej marrja e masave për izolimin.

Karantina është vend për të shëndoshët. Nqs kemi një kontakt me të sëmurin, ai sipas kushteve futet në vetëkarantinë, nqs kushtet e tij e lejojnë ose futet në një karantinë të përcaktuar mirë, e cila është e përcaktuar në momentin që flasim dhe është një strukturë spitalore. Kemi përzgjedhur një strukturë spitalore për kushtet e mira.

Janë përzgjedhur dhe struktura të tjera që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat qoftë për karantinën në shtëpi, qoftë për në struktura të tjera.

Është normale që njerëzit të kenë frikë por nuk duhet të ketë panik. Kini besim tek strukturat, kini besim tek ne dhe tek mua që po flas sepse shpesh e shoh që ka dyshime”
, deklaroi Bino.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse në një situatë krize nga pandemia, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon të punojë, tashmë nga shtëpia.

Gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë janë konfirmuar dy raste të reja me covid 19.

Është vetëdorëzuar në polici ish-kreu i Aluiznit Durrës, Flamur Gjuzi.

*Me gazetat e mbyllura, redaksitë televizive të përgjysmuara dhe reklamat në pikiatë, kriza e koronavirusit rrezikon të lërë

Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës, Seid Kërtusha, përmes një statusi në rrjete sociale, fton opinionistët, gazetarët dhe drejtues

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësira

I pyetur sonte në 'Open' në Top Channel, administratori i OSHEE-së Adrian Çela dha detaje mbi kategoritë dhe numrin e përfituesve prej ve

Konfirmohen edhe 3 raste të tjera me Covid-19 në Elbasan rezultojnë pozitive nëna 52 vjeçe dhe 2 vajzat përkatësisht 22 dhe 25 vjeçe.

Vetëm pak momente para lidhjes direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” këngëtari Gëzim Nika tregoi se përmes një video zbuloi humbjen

Shumë prej atyre gjyqtarëve që janë shkarkuar nga vettingu për mosjustifikim pasurie, apo lidhje me krimin shpresojnë në një vendim pro t