Ekzekutimi i bosit të drogës Behar Sofia mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës, në një zonë shumë të mbrojtur, për gazetarin Artan Hoxha është një mesazh i qartë i autorëve se “kudo që të jesh nuk je i paprekshëm”.

Hoxha tha se Sofia i trembej një fakti të tillë prandaj kishte vendosur që të jetonte në një pallat dhe zonë shumë të mbrojtur, por as kjo nuk e shpëtoi.

“Sot janë ngritur një seri pistash për të kuptuar cili mund të jetë ekzekutuesi nëse mund të jetë ndonjë tentativë tjetër e kohëve të fundit në trafik apo ngjarje e së kaluarës, pasi është marrë me personazhe shumë të fuqishëm, por kishte mbijetuar.

Fakti që prej dy vitesh banonte pranë pallatit, ku është qendra tregtare pas Piramidës, aty banojnë personazhe shumë të rëndësishëm dhe sa i siguruar është të jetosh aty, lëvizin me eskorta me 3-4 makina…. Është një zonë shumë e mbrojtur.

Këtu është mesazhi që është dhënë me vrasjen e sotme. Viktima u përpoq të garantonte paprekshmëri dhe nga ana tjetër kjo që i ndodhi jo vetëm ishte mesazh, por një akt që dëshmon as askush nuk është i paprekshëm, ai edhe që banon në Rolling Hills apo Kodra e Diellit” tha ai./Abc News