Dioqeza Rrëshen nën drejtimin e Dom Gjergj Metës ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ndodhur mesditën e sotme në qendër të Rrëshenit, ku u ekzekutua me arm shtetasi Armando (Tonin) Gjini. 

Në një postim në rrjetet sociale, Dioqeza Rrëshen shkruan se në mes të ditës u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve.

"Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?"