Elvana Gjata thyen heshtjen, letër prokurorisë: Jam jashtë për arsye shëndetësore

28/11/2018 - 14:49

Zbardhen detaje të komunikimit të Elvana Gjatës me grupin hetimor lidhur me përplasjen me armë zjarri në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit. Burime për Report Tv saktësuan se Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie, ndërsa në kërkim policor vijon të jetë i fejuari i saj Ervin Mata, protagonist në përleshjen me armë zjarri me grupin e Ervis Martinajt.

Mësohet se tre javë më parë Elvana Gjata ka thyer heshtjen përmes një letre e cila përmban kode postare të Gjermanisë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, por detajet janë bërë publike vetëm ditën e sotme. Drejtuar organit të akuzës, këngëtarja i njofton se nuk ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye shëndetësore, ndërsa shton se është njoftuar nga mediat lidhur me faktin se prokuroria kërkon dëshminë e saj për rrethanat e asaj që ndodhi brenda lokalit "Monopol", edhe pse thekson se nuk ka qenë e pranishme në momentin kur nisi konflikti me armë.

"Jam njohur nga media se kërkohet dëshmia ime. Ndodhem jashtë vendit për arsye shëndetësore. Sapo të jem në Shqipëri do të paraqitem për të dhënë deklarimet e mia", Elvana Gjata, këngëtare.

Edhe sipas hetimeve të policisë dhe prokurorisë, por edhe dëshmive të administruara tashmë nga grupi hetimor, kengëtarja Elvana Gjata s'ka qenë e pranishme në momentin e të shtënave ku nga përplasja fizike dhe përdorimi i armëve të zjarrit mbeti i vrarë Fabjan Gaxha si dhe u plagos Ervis Martinaj për të cilin Gjykata e Apelit të Tiranës ka vendosur burg pa afat dhe Eljo Hato.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur ndërkohë Ervin Mata, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushi. Në kërkim vijon të jetë edhe ish-polici Santiago i cili mbrëmjen e 4 tetorit hyn dhe del lirisht nga lokali "Monopol" dhe në kokë mban kapele. Report Tv transmetoi ekskluzivisht videon e përplases me armë zjarri.

Ndërsa një javë më parë u lirua nga burgu Geldo Hoti, mik me komandon Merviol Bilo. Ai u arrestua pas dyshimeve se kishte qëlluar me armë në momentin e përplasjes, por pas masës së arrestit me burg 45 ditor, ai u la i lirë, pasi prokuroria nuk depozitoi prova shtesë në ngarkim të tij. Gjithashtu, i lirë u la edhe biznesmeni Ajaks Boshnjaku, mik me Ervin Matën, i cili në dëshminë përpara grupit hetimor dha detaje rreth motiveve që çuan në ngjarjen e rëndë, duke theksuar se gjithçka nisi nga një "Pse më sheh ti o p*** motre" mes Fabjan Gaxhës dhe komandos Merviol Bilo, teksa në banak Ervis Martinaj dhe Ervin Mata ishin duke pirë verë sëbashku...

Ndërsa më herët u raportua se "molla e sherrit" ishte vetë këngëtarja pas dyshimeve se ajo ishte ngacmuar në sy të komandos Merviol Bilo (i afërm me këngëtaren) nga një prej njerëzve të Ervis Martinajt jashtë "Monopol", teksa priste partnerin e saj Ervin Mata dhe konflikti është mbartur edhe brenda lokalit. Dhe për këtë shkak, policia dhe prokuroria kërkuan dëshminë e Elvana Gjatës, duke e shpallur edhe në kërkim policor në datën 9 tetor.

Në bazë të të dhëmave të sistemit TIMS figuron që Elvana Gjata është larguar drejt Vjenës katër orë pas ngjarjes përmes aeroportit të Rinasit dhe destinacioni i saj mendohet se ka qenë Gjermania nga ku nuk u kthye më. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Kufirit e Migracionit në Tiranë, Enkelejda Toska ka përfunduar në prangat e policisë, bashkë me shef

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Drejtoresha e ISHP Albana Fiço, vajza e albanologut të njohur, Agron Fiço, që u nda nga jeta një ditë më parë, i ka dhënë lamtumirën e fu

Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës 9-vjeçare "Azem Hajdari", ku studionte 15-vjeçarja, e cila u abuzua seksualisht nga 65-vjeçari

Kur u mendua që u arrit zgjidhja për dhënien fund të plagës gjysmëshekullore të largimit të plehrave nga zona e Porto-Romanos, një proble

Zaida Çobo, e ëma e djalit të mitur i cili u dhunua disa ditë më parë nga policia në zonën e Liqenit Artificial në Tiiranë ka paditur në

BalkanWeb zbardh detaje nga rrethimi i banesës së shtetasit Roland Kryemadhi në Kamzë, i cili ngriti sot në këmbë jo vetëm policinë që ki

Përfundon paniku dhe situata e tensionuar në Kamzë ku një person i identifikuar me emrin Roland Kryemadhi, ka kërcënuar me armë Policinë

Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në Durrës.