Në universtitetin "Aleksandër Moisiu" në qytetin e Durrësit, është emëruar administrator i ri i këtij institucioni.

Deri më tani, këtë post e ka mbajtur z.Ulpian Hoti prej vitit 2007, ndërsa tani do ta mbajë Gerald Ceka.

Në garë ishin 3 kandidatura:

  1. Ulpjan Hoti
  2. Gerald Ceka
  3. Ani Dyrmishi

Në votim kanë marë pjesë një grup pune i përbërë nga 7 persona të cilët votuan për emërimin, 3 prej të cilëve përfaqësonin UAMD-në, ndërsa 4 përfaqësonin Ministrinë e Arsimit.

Edhe pse 3 kandidatë, komisioni ka votuar vetëm për 2 prej tyre, pasi Dyrmishi nuk është paraqitur.

Mësohet se Ceka është zgjedhur me 4 vota në favor, ndërsa më parë ishte Përgjegjës Sektori i programeve të zhvillimit në DAR Durrës.