Është emëruar Drejtori i ri i Policisë së Shkodrës. Mësohet se është Vehbi Bushati ai që zëvendëson në këtë detyrë Gjovalin Lokën, i cili dy ditë më parë u emërua Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.

Bushati vjen në Shkodër pas një karriere të gjatë në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.

Gjithashtu, Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve e së fundi prej 4.5 vjetësh mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit, një prej drejtorive më të rëndësishme dhe më të vlerësuarat nga partnerët tanë ndërkombëtare.