Emërohet zyrtarisht, ky është ambasadori i ri i BE-së në Tiranë

19/07/2018 - 17:57

   Luigi Soreca emërohet ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri.

Ditën e sotme Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini shpalli emërimet e 24 ambasadorëve në disa vende, mes tyre edhe në Shqipëri.

Italiani Luigi Soreca do të zëvendësojë në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Ai punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave.

Luigi Soreca është Drejtor i Sigurisë në Komisionin Evropian.

Ai është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Veç liberalizimit të vizave me Shqipërinë ai ka udhëhequr këtë proces edhe me Marokun, Tunizinë apo me Federatën Ruse.

Ai ishte përgjegjës për menaxhimin e Qasjes Globale ndaj Migrimit dhe Lëvizshmërisë si dhe për të tjera aspekte ndërkombëtare të migracionit.

Si njohës i mirë i ligjit, ai vjen në Shqipëri në momentin e duhur, pasi sapo ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me rikthimin në auditorë pas vendimeve të qeverisë për arsim më të mirë e më të lirë, studentët kanë hasur në pengesat e para.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është marrë në pyetje dje në Prokurorinë e Tiranës, për çështjen e abuzimeve me tenderët që ky i

Në rast se keni bërë një aksident dhe ndonëse nuk jeni fajtor, kompanitë e sigurimeve po ju sorrollasin për dëmshpërblimin, tashmë ka një

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela ka aplikuar për të qenë pjesë e SPAK, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit d

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat lidhur me lirimin e Gerti Gjinararit tha se janë pezulluar nga puna, dre

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një dalje për media ka raportuar 25 masa disiplinore gjatë kontrolleve në Portin e Durrësit.

Një ditë para përfundimit të afatit, 4 prokurorë të tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjatur me tre muaj afatet e hetimit për ish-drejtorin e policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Prej të shtunës, Policia e Shtetit ka punuar për të hartuar një plan masash për mbarëvajtjen e protestës së paralajmëruar të opozitës, e

Teksa ka mbetur edhe një ditë përpara përfundimit të afatit, dy prokurorë te tjerë kanë aplikuar për të qenë pjesë e strukturës së SPAK-u