Emiljano Shullazi ka kërkuar përjashtimin e trupës gjykuese, i përbërë nga Albana Boksi, Saida Dollanit dhe Valdete Hoxha.

Kërkesa vjen nga banda e Shullazit, Gilmando Dani, Endrit Zela, Blerim Shullazi, të paraburgosur në 313 si pjesë e një grupi kriminal. Kërkesa i është drejtuar Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, duke kërkuar gjykim të drejtë.

Kujtojmë se seanca e radhës për këtë grup do të mbahet në 6 qershor, ndërsa nëse pranohet kërkesa e të pandehurve, do të jetë KLGJ, që do ti duhet të caktojë një trup tjetër.