Emiratet e Bashkuara Arabe sjellin 460 çadra dimërore për lehtësimin e vështirësive të familjeve të prekura nga tërmeti

07/12/2019 - 14:51

Pas tërmeti shkatërrues të 26 nëntorit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndihmuar përsëri Shqipërinë duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele.

Kujtojmë që Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë 3 milionë euro për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Në fillim ata ofruan ndihma urgjente humanitare, të cilat përfshinin nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri te furnizimet mjekësore dhe strehimi.

"Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele
", ka shkruar ministrja Xhaçka në profilin e saj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas situatës në Kakavijë, në kufi me Greqinë, duket se problemet për shqiptarët që duan të ikin jashtë nuk kanë fund.

Dhjetëra makina të viteve '40-'80 kanë zbarkuar pasditen e djeshme në Durrës në ndalesën të dytë të stilit RETRO, organizuar nga Drejtori

Ka shkuar në 225 numri i viktimave në vendin tonë për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar ng

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu ka dhënë një lajm të mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor.

Ndërsa Rusia ka lajmëruar se do të bëhet vendi i parë në botë që nxjerr vaksinën kundër koronavirusit, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënde

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme parashikohet të jetë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vr

Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndër

Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në vendin tonë.