Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Kukës. Një motor ku udhëtonin dy vëllezër ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën njëri prej tyre, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur.

Sipas të dhënave, mësohet se viktima është Ndriçim Cara 25 vjeç, ndërkohë është plagosur rëndë vëllai i tij Demir Cara, 36 vjeç, i cili po transportohet drejt Tiranës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusan. Shkak dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku po bën verifikimin e rrethanave të aksidentit fatal.