Sot është zhvilluar sot në gjykatën e Apelit seanca gjyqësore për shqyrtimin e masës së sigurisë në ngarkim të të pandehurve të ndaluar në kuadër të operacionit policer “Abuzuesit”, ku në pranga përfunduan punonjës policie dhe ndërtues të akuzuar për veprat penale “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Sot, gjykata e Apelit vendosi të linte në burg vetëm 4 nga të pandehurit:

Masat e sigurisë të dhëna nga Gjykata e Apelit:

Besnik Domi, i lirë

Sami Xhafa, i lirë

Ermal Petova, burg

Nikollë Marku, i lirë

Agim Osmani, burg

Gani Dama, mbetet në kërkim

Haxhi Sherra, burg

Petrit Neziri, i lirë

Ndriçim Shika, i lirë

Gjergj Greco, i lirë

Juli Kacadej, i lirë

Adem Lika, i lirë

Dëshir Dakoli, burg.

Për shtetasit Dritan Koçi, Paulin Meta, Alben Diks, Qerim Doka dhe Gjon Zefi nuk u paraqit kërkesë për shqyrtim të masës së sigurisë.

Ata që u lanë të lirë janë me detyrim paraqitje. Asnjë nga të pandehurit e lënë në “Detyrim paraqitjeje” nuk u kthye në punë nga Gjykata e Apelit.

Operacioni policor “Abuzuesit”

Në fillim të muajit janar, policia e Durrësit prangosi 17 persona në kuadër të operacionit “Abuzuesit”.  Mes të arrestuarve kishte zyrtarësh policie, inspektorë vendorë, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, që është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një hetimi disa mujor, me metoda speciale, ku u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim’.

Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.