EMRAT/ Fletë-arrest për 11 zyrtarë, abuzuan me pronat

14/11/2017 - 15:46

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve lokalë të Kavajës, të dyshuar se kanë tjetërsuar 36 hektarë pronë publike në bregun e detit, në zonën e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.

Ish-kryeregjistruesi i Hipotekës së Kavajës, në bashkëpunim me disa zyrtarë të institucionit të tij, si edhe me mbështetjen e ish-zyrtarëve të komunës Kryevidh, kanë ndryshuar zërin kadastral nga “ranishte” në “tokë arë”.

Në bazë të ligjit “Për tokën”, toka ranishte nuk ishte pjesë e fondit të ndarjes së tokave. Në bazë të fallsifikimit të dokumentave, zyrtarët lokalë e kanë shënuar zërin kadastral “tokë arë” në sipërfaqen prej 36 hektarë bregdet. Më pas, këtë tokë ua kanë shpërndarë familjeve të ndryshme, të cilat kanë pasur qëllim tjetërsimin e menjëhershëm të saj, nëpërmjet shitjes.

E vënë në dijeni të procesit të shpejtë të tjetërsimit, Prokuroria e Kavajës ndërhyri në Korrik 2017, duke e vendosur nën sekuestro sipërfaqen e ranishtes për të penguar përkeqësimin e situatës në terren.

Prokuroria e Kavajës nisi hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu, këtij procedimi penal i është bashkuar edhe një kallëzim i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Tiranë.

Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:

9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Një grup nxënësish nga shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën.

Qeveria Gjermane i kërkon Budenstagut gjerman të marrë vendimin për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së V

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po

Deputeti më i ri në Kuvend, Selami Jenishehri rezulton të ketë qenë i dënuar për mashtrim.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje kryetarin socialist të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, lidhur me hetimet që po zhvi

Cilësia e dobët e ushqimeve dhe moszbatimi i ligjit nga ana e inspektorëve të Autoritetit të Kontrollit Ushqimor kanë nxitur anëtarët e F

Ndërsa politika ‘i nxin’ faqen në arenën ndërkombëtare vendit tonë të vogël, janë qytetarët shqiptarë, ekselentë në shkollë dhe punë, që

Qyteti i Durrësit dhe zonat përreth do të kenë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në sajë të ndërtimit dhe vënies në funksion të r

Në datën 20 maj në kryeqytet do të zhvillohen punime në kabina nga ora 09:00 deri në 15:00 e për rrjedhojë përgjatë këtyre orëve do të ke

Të rinjtë demokratë sulmuan me domate dhe perime të tjera Drejtorinë e AKU-së në Durrës në shenjë proteste për cilësinë e ushqimeve që po