Në një kohë kur ka nisur edhe Vettingu në Policinë e Shtetit, kanë ndodhur lëvizjet e radhës në kupolën drejtuese.

Vala e ndryshimeve ka prekur edhe Drejtorinë së Policisë së Beratit, ku kreu i saj është emëruar Artion Duka. Ky i fundit zëvendësoi Dilaver Shimajn.

Fran Rica është emëruar Shef i seksionit të Krimit Ekonomik, ndërsa Bujar Ahmeti, drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale.

Sakaq, Sokol Sejfollari u emërua këshilltar pranë drejtuesve të policisë, ndërsa më parë mbante detyrën e postin e Shefit të Antidrogës.