EMRAT/ Gjykata e Durrësit cakton masën "Arrest me burg" për të shpallurit në kërkim për hetimet për tërmetin

20/02/2020 - 18:58

Gjykata e Durrësit ka caktuar në mungesë masën "arrest me burg" për disa persona të shpallur në kërkim në sajë të mega-operacionit të ndërmarrë në këtë qytet pak kohë më parë në lidhje me pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

DurrësLajm mëson se është kërkuar burg për ish-kreun e ALUIZN-it Flamur Gjuzi, Artur Çelën, Skerdiliad Bellon si dhe Artemis Malkon. Po ashtu, e njëjta masë është kërkuar dhe për Rasim Shehun dhe Aldo Dakavellin.

Kujtojmë se mbrëmjen e 13 dhjetorit policia ndërmori një valë të gjerë arrestimesh në Durrës, zyrtarë e ish-zyrtarë, ndërtues, arkitekt, inxhinierë si dhe biznesmenë, pasi akuzohen se kanë shkelur ligjin, duke sjellë dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti ku humbën jetën 51 persona. Mësohet se në këtë operacion u lëshuan 17 urdhër-arreste.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa zona të vendit janë zbardhur ditën e sotme nga dëbora dhe për pasojë janë krijuar vështirësi në qarkullim për disa akse.

Bizneset që mbajnë hapur dyert e tyre në kohën e koronavirusit janë më të kujdesshmet për të ruajtur shëndetin e punonjësve të tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot urdhrat e rinj për lejimin e hapjes së aktiviteteve publike dhe jo publike, ku përfshihen lokal

Maskat janë një nga produktet më të shitura që prej shfaqjes së pandemisë pasi konsiderohen një masë mbrojtëse efikase për parandalimin e

Edhe 5 pjesëtarë të personelit shëndetësor rezultojnë të shëruar pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndeti

Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i dhuron Policisë së Tiranës maska dhe detergjentë dezinfektues.

Mëngjesi i sotëm është përfshirë nga temperatura të ulëta dhe reshje dëbore me intensitet të lartë në qytetin e Bulqizës.

Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të p

Ka shkuar në 259 numri i të prekurve me koronavirus në vendin tonë, me 16 raste të reja, të testuara në 24 orët e fundit.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i është përgjigjur kritikëve