Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për 3 të arrestuarit në kuadër të operacionit policor “Vollga”.

Prokurori i çështjes Madrid Kullolli kërkoi nga gjykata lënien në burg për shtetasit:

  •             Besmir Dashi, lindur ne Librazhd dhe banues ne fshatin Rrajce Librazhd, i pa denuar, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.
  •            Amir Troci, lindur ne Diber dhe banues ne Koder Kamez Tirane, i pa denuar, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.
  •             Nexhmi Uka, lindur ne Diber dhe banues ne Tirane, me arsim te mesem, i denuar per vepren penale te prodhim shitje te narkotikeve, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i K.penal.

Ndërkohë, për shtetasin Alban Raita, lindur ne Diber dhe banues në Kodër Kamëz Tiranë, është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Shtetasit e sipër përmendur u arrestuan nga policia e Durrësit, dy ditë më parë. Atyre iu sekuestruan 5 kg heroinë pranë rrethrrotullimit të Saukut në rrugën Tiranë-Elbasan. Efektivët ndërhynë në momentin që dy të rinjtë do të dorëzonin një sasi prej 5 kg heroinë dhe në këmbim do të merrnin një shumë prej gati 10 mijë eurosh.  Atyre iu sekuestruan gjithashtu sasi monetare, 3 automjete e disa telefona.

Kerkesa nga prokurori Kullolli e pranuar nga gjykata u bë nisur nga fakti se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për caktimin e një mase sigurimi në ngarkim të personave ndaj te cilëve zhvillohen hetime, pasi:

  1.             Vepra penale e kryer, paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore,
  2.             Për shkak se autorët dyshohen se kane kryer këtë vepër penale paraqesin individualisht rrezikshmëri te lartë shoqërore,
  3.            Për shkak se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga ana e autorit (ve) të veprës penale janë të tilla të cilat përligjin caktimin e një mase sigurimi ndaj tij,(tyre)
  4.             Në ngarkim të autorit (ve) të veprës penale   ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova se ka kryer veprën penale.
  5.             Në rastin konkret ndaj autorit (ve) të veprës penale nuk ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.
  6.             Duke mbajtur parasysh përshtatshmërinë e masës së sigurimit me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret, rezulton se masa e përshtatshme është ajo e arrestit në burg….
  7.            Duke mbajtur parasysh se autoret e veprës penale mund të largohen dhe t'i fshihen hetimit.
  8.             Duke mbajtur parasysh se autoret e dyshuar mund të kryejne vepra të tjera si kjo ose edhe më të rënda se kjo nëse nuk caktohet një masë sigurimi e përshtatshme ndaj tyre.
  9.            Duke mbajtur parasysh se masa duhet të jetë në raport të drejtë me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete, e cila parashikon dënim vetëm me burgim dhe më një sanksion  nga shtate  deri ne pesembedhjete vite burgim , etj