Disa gjyqtarë nga Gjykata e Tiranës do të kalojnë në sitën e Vettingut. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme dhe mësohet se përzgjedhja është bërë nëpërmjet një shorti.

Për t’u verifikuar nga ana e ekspertëve të Vettingut janë përzgjedhur 25 dosje

Disa prej gjyqtarëve që do t’iu verifikohen dosjet janë:

Alma Brati, Fatmir Faqolli, Brunilda Kadi, Brunilda Kasmi, Artan Lazaj dhe Bledar Abdullai.