EMRAT/ Kamioni me 2.5 ton drogë, arrestohen dy policë, një doganier dhe një agjent në Durrës

Postuar: 06/12/2017 - 12:06

   Kalimi i kamionit me 2.5 ton lëndë narkotike nga porti i Durresit ka çuar në pranga sot edhe katër persona të tjerë, mes të cilëve, dy policë në pikën e kalimit kufitar, një doganier dhe një agjent doganor në qytetin bregdetar.

Prokuroria bën me dije se “Në vijim të operacionit të Prokurorisë për Krime të Rënda, paraditen e sotme janë ndaluar edhe 4 persona të tjerë, dy prej të cilëve punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor”.

Sipas prokurorisë, “nga hetimi i Krimeve të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali”.

Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila. Urdhërat e ndalimit janë ekzekutuar nga ana e Policisë së Shtetit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi ka humbur një njeri të dashur.

   Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme, në orën 21:04 në Gjirin e Lalzit.

   Në qarkun e Durrësit, fillimi i këtij viti të ri shkollor solli edhe bashkimin e disa shkollave me qëllim eliminimin e fenomenit të kl

   Në të ardhmen, të gjitha rrugët të cilat kanë standardet e një autostrade do të jenë me pagesë.

Prej ditës së hënë, nxënësit kanë nisur vitin e ri shkollor në të gjithë Shqipërinë.

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Drejtoresha e Open Date Albania, Arianita Brahaj përmes një statusi në Facebook, tregon një histori kërcënimi nga një biznesmen.

Ujësjellës Kanalizime Durrës ka njoftuar sot se ditën e nesërme (datë 19.9.2018) qyteti do të vuajë mungesën e uji të pijshëm.

Barba Bala, një prej banorëvë autoktonë të Himarës, që së bashku me 4 djemtë e tij u zhvendosën nga Himara në Jalë në 1990-n, në një inte

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka uruar rrugë të mbarë ambasadorit Donald Lu pas përfundimi të mandatit të tij në vendin tonë.