KQZ është mbledhur sot për t’i dhënë mandatin dy deputetëve të rinj nga LSI dhe PDIU që zëvendësojnë Gledjon Rehovicën dhe Aqif Rakipin, të cilëve iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që Dritan Bici nga radhët e PDIU, u votua me 7 vota pro dhe asnjë kundër. 

Ndërsa mandatin e deputetet të LSI Gledjon Rehovica e ka marrë Silva Caka, e cila renditej në listën e qarkut të Beratit.

Aqif Rakipi akuzohet për veprën penale të marrjes se mallrave të vjedhur në vitin 1998 në Itali, ku ka dhënë emrin Skënder Ejylbegaj, ndërsa deputeti i LSI, Rahovica akuzohet për vjedhjen e një dyqani në Itali, në vitin 1999 ku ka dhënë emrin Kusta Mina.