Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik ku ka miratuar një vendim të rëndësishëm:
*Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së parë me 6257 subjekte përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
(Klikoni në linkun më poshtë për shkarkim që t’ju hapet lista e plotë)