EMRAT/ "Parkingu" arreston 3 të rinj nga Durrësi, një në kërkim (FOTO)

Postuar: 20/04/2017 - 18:27

Tre persona janë arrestuar në flagrancë, teksa njëri është shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “PARKINGU” në Librazhd.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Albert Terziu, 30 vjeç banues në Durrës

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në bagazhin e mjetit tip “Renault” me targa AA648JO të parkuar pranë parkingut të spitalit të Librazhdit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e mbështjellë me ngjites natribani, e dyshuar “Cannabis Sativa”

Xhimi Hoxha, 35 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas dyshohet të ketë drejtuar automjetin me targe AA 648 JO i cili në pjesën e poshtme të tapicerisë në dysheme ishte modifikuar dhe përshtatur për fshehjen e lëndës narkotike

Sokol Hamataj, 37 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas duke drejtuar automjetin me targe AA 449 JG, dyshohet të ketë shoqëruar automjetin në të cilin ndodhej lënda narkotike nga qyteti i Durrësit në drejtim të Librazhdit.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

A.L, 45 vjeç banues në Durrës

Ky shtetas dyshohet të ketë konsumuar elementët e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

20 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, si dhe 3 automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rikthehet për gjykim çështja “Veliera” në Durrës, e cila tashmë do të gjykohet në themel në Gjykatën Administrative.

Emiljan Jani, Prefekti i ri i Durrësit, është prezantuar sot para administratës së Prefekturës.

Vendi ynë është ‘shkundur’ nga tërmetet gjatë ditës së sotme. Plot 8 të tillë kanë shkaktuar panik tek njerëzit. 

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në orën 12:31 në Shqipërinë së Mesme.

Policia e Durrësit zbardh dinamikën e ngjarjes së rëndë të një dite më parë, kur pas një sherri për motive të dobëta, mbetën dy

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore, ndërsa me vranësira dhe sh

Shoqata e Mediave Elektronike deklaroi se me forcën e kartonëve, dje, partitë e mazhorancës së re, kanë miratuar në parlament një amendim

Deri dje ishte oborr shkolle, aty ku rreshtoheshin fëmijët para se të hynin në mësim.

Tre raste dhune në familje janë regjistruar 24 orët e fundit në Durrës dhe secili rast ka specifikën e tij, që e bën të veçantë dhe është

Dy të vrarë e një i plagosur në gjendje të rëndë është bilanci i një konflikti tragjik, të regjistruar mesditën e sotme, në fshatin Rrush