EMRAT/ Të dënuar për trafik droge e vjedhje me armë, OFL ndalet në Durrës e Tiranë

10/08/2020 - 13:20

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Erneo Farruku, me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

Ahmet Alla, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Edison Alhasa, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën “Vjedhja me dhunë”;

Dritan Gjata, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Ardian Sula, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Italia vazhdon të ndihmojë popullin shqiptar me ndihma të njëpasnjëshme që kur vendi ynë u godit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se deri në datën 12.10.2020, mbetet në fuqi ndalimi i hyrjes së qytetarëve nga Shqipëri

Më 30 shtator 2020, Këshilli i Ministrave vendosi për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot janë kryer mbi 1000 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 157 qytetarë teksa ka humbur be

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një tjetër pallat i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit u shemb sot në Durrës.

Greqia ka rinovuar deri në 12 tetor masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë.

Artan Broci, avokati i zv.drejtorit të OFL-së, Artan Shkëmbi thotë se do të apelojë vendimin e pezullimit të klientit të tij nga detyra.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme disa zona në Durrës do të kenë shkëputje të energ

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së