Zbardhen emrat e dy zyrtarëve të ARRSH-së Durrës të arrestuar në kuadër të operacionit “BYE PASS”.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi Astrit Zenelaj, 56 vjeç, banues në Tiranë, me funksion drejtor i ARRSH-së së Durrësit.

Ndërsa personi i dytë i arrestuar është Rezart Arkaxhiu, 36 vjeç, banues në Durrës, me funksion ndërtues.

Të dy personat e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.