- Specialistët për Narkotikët arrestojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë
- Gjykata Italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale"Trafik droge"
Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Interpol dhe Sektorin e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, në vijim të punës së tyre për venien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit:
- Dario Myftiu 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për falsifikim dokumentash.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Padovës Itali me Vendimin Nr. OCCC 9710/2015 -139/2017RGGIP, datë 06.07.2017, ka lëshuar Urdhërin e Arrestit për veprën penale, "Trafik droge”, parashikuar në nenet 81, të Kodit Penal Italian, dhe nenit 73 e 80 të ligjit"Mbi drogat".
Sipas policisë se Durrësit, maksimumi i denimit për këtë shtetas është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Pak ditë më parë, policia e Durrësit arrestoi "baronin" e drogës Alket Hatija, i dënuar me 20 vite burg në Itali, i cili më pas u lirua nga Gjykata e Durrësit.