Specialistët për Krimet në Stacionin e Policisë Plazh në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë një person, i cili mbante dy armë zjarri pa leje të organeve kompetente.

Është arrestuar në flagrancë Islam Nezha 68 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 19.02.2018, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

•një armë zjarri automatik, model 54;

• një armë gjahu teke dhe

 • 95 fishekë model 54.

Ai do të përballet me drejtësinë për 2 akuzat "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar në nenet 278/3 dhe 280 të Kodit Penal.