Detaje të reja janë mësuar sa i përkes sasisë së heroinës që u kap në autobusin e linjës Korçë – Selanik gjatë kontrollit në Kapshticë.

Burime për ABC News thonë se linja e autobusit është në pronësi të punojnësit të policisë Edmond Çela. Ky i fundit është shef i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Në autobusin që udhëtonte drejt Greqisë u gjet dhe u sekuestrua 2 kg heroinë. Policia shqiptare kishte informacione për drogën që po transportohej, por pavarësisht kontrolleve nuk mundi të gjente gjë.

Pas këtij momenti ata njoftuan homologët grekë për të ushtruar kontroll më të hollësishëm ndaj autobusit. Skaneri mundi të gjurmonte heroinën, ndërsa policia greke shoqëroi drejtuesin e autobusit.