Të shtëna me armë zjarri u regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur persona të plagosur.

Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit, në lagjen 13, pas një konflikti mes katër personash.

Autori i të shtënave është identifikuar si Alvaro Strefi, i cili është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa në komisariat u shoqëruan 3 personat e tjerë të përfshirë në sherr.

DurrësLajm po publikon më poshtë pamje nga vendngjarja, ku vihet re prani e shtuar e policisë dhe grupi hetimor që po mbledh provat në terren.

Paraprakisht u njoftua për 5 gëzhoja të mbetura në tokë, që do të analizohen nga policia.