EMRI/ Ky është personi i 5-të i arrestuar për rrëmbimin e Jan Prengës

29/01/2020 - 10:12

Polica ka çuar në pesë numrin e të arrestuarve në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Personi i arrestuar është Festim Bexhdili, 30 vjeç, banues në Kavajë.

Sipas policisë, Bexhdili dyshohet se në bashkëpunim me 4 personat e tjerë të ndaluar e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Jan Prengën, 12 ditë më parë , por më pas ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë rrëmbimit. Festim Bexhdilit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.

Deri më tani në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 5 persona. Në pranga ranë Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak, si dhe Festim Bexhdili që u arrestua i fundit, Në kërkim është shpallur nga policia, vëllai i Leonardit, Altin Hajri, ky i fundit pronar i kompleksit "Golden" në Shijak.

Deri më tani nuk dihet akoma se ku është trupi i viktimës teksa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Policia Tiranë

Shkon në 5 numri i të arrestuarve në lidhje me pengmarrjen, me pasojë vdekjen e shtetasit J. P.

Sektori për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes mbi rrëmbimin e shtetasit J. P., të ndodhur në rrugën “London”, Kamzë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka bërë ndalimin  e shtetasit F. B., 30 vjeç, banues në Kavajë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se  ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetasit e ndaluar më parë dhe me shtetas të tjerë, e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng, shtetasin J. P., më datë 17.01.2020, në Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit F. B. i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh. Për shkak të rëndësisë së hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera.

Sektori për Krimet e Rënda në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e trupit të shtetasit J. P.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një djalë i ri nga Shkallnuri i Durrësit i ka dhënë fund jetës sot duke u vetëvarur në banesë.

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Të hënën mbushet plot një vit nga tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter, i cili shkaktoi në Durrës dëme materiale që në atë kohë u vlerësuan në

Java e ardhshme pritet të sjelljë ulje temperaturash në të gjithë territorin në të dyja ekstremet.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 13 katëshe në Durrë

Shpërthimet e forta të komanduara, të regjistruara rreth orës 16.30, shembën muret e brendshme të pallatit 13 katësh në lagjen nr.17 në D

Shpërthime të njëpasnjëshme janë ndjerë në të gjithë Durrësin vetëm pak minuta më parë.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e Covid-19 në vend.

Në kuadër të javës evropiane të lëvizshmërisë, nënkryetari i bashkisë Durrës, Florian Tahiri është shfaqur në një formë tjetër, larg kost

Kjo e diel do të mbahet mend gjatë për familjen Çekirri në Ndroq.