Është ndarë nga jeta një nga studentët e dhjetorit, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë ndërkohë që ishte aktiv deri në muajt e fundit të jetës.

Dhjetoristi Altin Qoshja, 27 vite më parë së bashku me 342 studentë e pedagogë, firmosën mbrëmjen 11 dhjetorit krijimin e Partisë Demokratike.

Përmes një mesazhi ngushëllimi, PD shpreh dhimbjen për largimin nga jeta para kohe të një ndër krijuesit e kësaj force politike.

POSTIMI I PLOTË

Partia Demokratike shpreh ngushellime te sinqerta per ndarjen nga jeta te Altin Qoshes, studentit te dhjetorit, qe u shqua mes nesh per kurajon dhe urtesine ne kohe te veshtira.

27 vite me pare, Altin Qoshja, se bashku me 342 studente e pedagoge, firmosen mbremjen e 11 dhjetorit 1990 krijimin e Partise Demokratike.

Gjate levizjes studentore, ai u rendit nder te rinjte e pare te cilet kundershtuan regjimin diktatorial dhe deri ne ndarjen e parakohshme nga jeta, ishte nje nga demokratet me te perkushtuar.

Me dhimbje te thelle, ngushellojme familjen dhe miqte e Altinit!

I paharruar qofte mes nesh!