EMRI/ Nga Fieri në Durrës, ky është drejtori që ka marrë postin e rëndësishëm (FOTO)

14/11/2019 - 18:40

Prej disa ditësh, Kreshnik Ternova është emëruar në postin e Drejtorit të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës, post që deri në fillim të tetorit është mbajtur nga ish-drejtori Roni Shqopa.

Si për të ndryshuar traditën e drejtorëve të importuar nga kryeqyteti në Durrës, këtë herë drejtori i ri vjen nga Fieri, ku ka mbajtur disa poste të rëndësishme në sektorin e shëndetësisë. DurrësLajm zbardh më poshtë disa nga postet më të rëndësishme që ka mbajtur Ternova ndër vite.

Në gusht të vitit 2015, Kreshnik Ternova është emëruar me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë drejtori i Spitalit Rajonal Fier.

Ternova e mori këtë post pasi për afro 2 vite kishte drejtuar Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik në Fier.

Ndërkohë, para se të merrte postin e rëndësishëm në Durrës, atë të Drejtorit Rajonal të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ternova ka drejtuar vitet e fundit Drejtorinë Rajonale të Shëndetësisë Fier.

Pasi për disa vite ishte vartës i ministrave të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe Ogerta Manasterliu , Ternova tashmë kalon nën vartësinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Prezantimi zyrtar i Ternovës para autoriteteve vendore në Durrës është bërë një ditë më parë, gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Ternova u prezantua së bashku me drejtorët e tjerë të rinj, që kanë marrë detyrën dy muajt e fundit në Durrës.

Ata janë Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Vendore të Policisë Kryekomisar Lorenc Shehu, Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës Pirro Vengu, Drejtori i AKU Durrës, Manush Kullolli  dhe Kreshnik Ternova, Drejtori Rajonal i Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës.

M.B.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije të dhënat e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Agjencitë polake kanë rinisur shitjen e paketave turistike që përfshijnë bregdetin shqiptar duke lajmëruar se pas 15 korrikut do të ketë

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të

Sot, Komisioni Evropian i paraqiti Këshillit draftin e kornizës së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke përcaktuar ud

Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Institutit të Monumenteve të Kulturës (IMK) që t’i kërkojë qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, rindërt

Teksa rastet e identifikuara me koronavirus në vendin tonë mbeten ende të larta, Erion Dasho, ekspert i Shëndetit Publik, thekson se test

Një tjetër pacient i infektuar me Covid-19 ka humbur jetën në vendin tonë, duke e çuar numrin në 66 numrin total të viktimave.

Në kuadër të masave të marra si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e Covid-19, është evidentuar në disa zyra postare krijimi i rra