EMRI/ Ngërçi nga vetingu mban në burg të dënuarin tej afateve

16/08/2018 - 17:20

   Reforma në Drejtësi dhe konkretisht, procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ka bërë që dy gjykatat më të rëndësishme në vend të paralizohen.

Bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Por ndërkohë që Ministria e Drejtësisë ka dalë shpesh në deklarata duke thënë se kjo gjë është e përkohshme, pasojat e para veç dosjeve të akumuluara po nisin të shënohen.

Gëzim Balla, një 44-vjeçar i dënuar për “moskallëzim krimi” me dy vjet burgim e ka përfunduar kohën e vuajtjes së tij. Mirëpo, ai nuk mund të lirohet, edhe pse koha e vuajtjes së dënimit ka mbaruar. Kjo për shkak se çështja e tij ka shkuar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka mbetur me vetëm katër anëtarë dhe nuk mund të marrë vendime në dhomë këshillimi.

Dhe deri sa ngërçi të zgjidhet, Balla duhet të qëndrojë në burg. Ai kërkon të lirohet, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga asnjë institucion shtetëror. Rasti i tij rrezikon që të bëhet precedent mëse i zakonshëm, për aq kohë sa vendi nuk ka dy gjykatat kryesore. Gëzim Balla është arrestuar në vitin 2017 në një aksion policor antidroge me grupin e Lleshanakut, ku u kapën 22 persona si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, që trafikonte drogë nga Greqia. Duke qenë se grupi u konsiderua si grup i strukturuar kriminal, atëherë hetimet dhe gjykimi i saj nisi në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Një vendim unifikues i Gjykatës së Lartë për kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe gjykatave të rretheve, bëri që Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda të prishte vendimin e shkallës së parë për dënimin e pjesëtarëve të grupit. Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda shprehej se ka moskompetencë për gjykimin e këtij rasti dhe se për vendosjen e dënimeve për çdo të akuzuar duhej të shprehej Gjykata e Elbasanit. Mirëpo, Gëzim Balla, ashtu si të tjerët, kishte nisur ta vuante dënimin me 2 vjet burgim për “moskallëzim krimi”, dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Dhe duke qenë se ka qëndruar në paraburgim për një kohë të gjatë, ishte në përfundim të kryerjes së dënimit. Ndërkohë që përgatitej të lirohej, ai e gjen veten ende në burg dhe dosja e tij ka ngecur në Gjykatën e Lartë, e cila duhej të shprehej për vendimin e Apelit të Krimeve të Rënda për shpalljen e moskompetencës dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Elbasan, aty ku edhe u arrestua Balla. Kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë shpejt, pasi Gjykata e Lartë ka vetëm katër anëtarë dhe deri sa të plotësohet, Gëzim Balla duhet të qëndrojë në burg, edhe pse e ka kryer dënimin e dhënë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Dritare me Rudinën” ka mbyllur ciklin e emisioneve politik të saj, për t’ia kushtuar këto puntata të korrikut, turizmit.

Gota e pjata plastike, degë pemësh apo dheu nga vazot e luleve që ishin vendosur deri pak orë më parë në sheshin kryesor të qytetit të Du

IGJEUM sjell parashikimin e motit për ditën e sotme dhe te nesërme.

Ditën e sotme në portin e Durrësit ka mbërritur një anije ushtarake, pjesë e marinës turke.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që prodhojnë, përpunojnë dhe tregtojnë produkte us

Një milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh pritet të skadojnë në fund të këtij viti.

Pas prishjes së ndërtesës katër katëshe, pranë stadiumit të ri "Arena Kombëtare", radhën e pati një ndërtesë në Kashar për t'i hapur rrug

Në Shqipëri shumica socialiste ka nisur procedurat për shkarkimin e anëtarit të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë Arben Malaj p

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Po

 Kanë kaluar dy ditë pas ngjarjes së ndodhur në kanionin e Holtës, ku humbi jetën 26-vjecarja, Desantila Sollaku, nga prurjet e fuqishme