EMRI/ Një tjetër i arrestuar për trafikun e drogës nga porti i Durrësit

18/04/2017 - 16:34

Ka shkuar ne 19 numri i personave të arrestuar për trafikun e 10 ton kanabis nga porti i Durrësit. Burime nga prokuroria konfirmojnë se në pranga ka rënë Elis Deliu, doganier në doganën e Tiranes. Ndërsa 18 të arrestuarit e tjerë pritet të dalin para gjykatës së krimeve të rënda për t’u njohur me masën e sigurisë ditën e mërkurë.

Prokuroria ka zbardhur detaje të reja për rastin e dytë ku nga Porti i Durrësit u trafikuan 2,2 ton kanabis. Hetimi për këtë rast nisi pasi në 21 mars u ndalua në Itali kamioni, i cili drejtohej nga shqiptari Ervis Hysa. Bashkë me të u prangos Izmet Kulloli dhe një shtetas maroken.

Sipas prokurorisë praktiken doganore për këtë rast e ndjekur dogana e Vorës, e cila ka plumbosur kamionin. Doganieret mësohet të kenë deklaruar se kanë këqyrur dokumentacionin dhe kanë parë se nuk asnjë parregullsi. Me pas mjeti është peshuar dhe është bere plumbosja e tij duke qenë se nuk kanë vënë re asgjë të dyshimtë.

Edhe në doganën e Durrësit mjeti ka kaluar pa probleme dhe vihet re se ne turn kanë qenë disa nga punonjësit, të cilët kanë lejuar kamionin e pare me 8 ton kanabis në datë 5 shkurt.

Sipas prokurorisë porti dhe dogana e Durrësit nuk kanë ushtruar kontroll mbi mjetin, i cili me pas u pikas nga policia italiane se në të kishte lëndë narkotike.

Sipas prokurorisë edhe në këtë rast ka pasur një formë bashkëpunimi mes doganiereve dhe policisë së portit në Durrës për të lejuar kalimin e drogës./Tv Klan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojte deputetit Rrahman Rraja, duke thënë se nuk ka faj për ato që akuzohet djali i tij.

Kryeministri Edi Rama ka humbur toruan dhe është shfaqur i tensionuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24, teksa gazetarja Rudina

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News24 për çështje të nxehta të aktualitetit.

Moti mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare deri të shtunën kur pritet shtim i vranësirave në territor, parashikon Meteo

Vjeshta e begatë, e karakterizuar edhe nga temperatura të larta jo normale për stinën, po shkon drejt fundit dhe fermerët e Durrësit, ata

Gjatës ditës së hënë, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, shkarkimin e menjëher

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një