Teori konspirative apo shkrim investigativ?

Që prej dy ditësh po qarkullon online studimi i një grupi gazetarësh që tregojnë se cilët janë oligarkët më të rëndësishëm në Europën Lindore.

Studimi është publikuar nga N-Ost, një organizatë joqeveritare me qendër në Berlin, e cila rendit dhe jep informacione të rëndësishme për 17 oligarkët që formojnë Europën Lindore. Mes tyre kanë listuar edhe emrin e një shqiptari, Blerim Devolli një biznesmen i rëndësishëm nga Kosva.

Sipas gazetarëve, Natalia Sergeev dhe Christian-Zsolt Varga, 17 të "plotfuqishmit" qëndrojnë në hije, por janë ata që krijojnë qeveritë, kontrollojnë jetën politke dhe marrin vendime të rëndësishme sociale dhe ekonomike.

Çfarë thuhet për Blerim Devollin

"Blerim Devolli është vetëm 45-vjeç, por lirisht mund të quhet oligarku i politikës. Ka lindur në Pejë dhe ka në pronësi kompaninë Devolli Grup që ka nisur në vitin 1990 si një biznes i vogël i babait të tij, kur Kosova ishte nën sundimin e Slobodan Milosheviç. Që prej atëherë, Blerimi dhe vëllai më i vogël, Shkëlqimi, kanë ngritur aktivitetin ekonomik që nga blerja e miellit tek industria e birrës, që nga importi i makinave tek terminalet doganore, që nga privatizimi i fabrikave të vjetra tek importi i kafesë. Gjatë fushatës zgjedhore, kompanitë e Devollit janë donatorë që thuajse çdo partie politike kosovare, por lidhjet më të forta i kanë me PDK-në, partinë e presidentit Thaçi. Devolli ka në pronësi një jaht, që markon në brigjet e Malit të Zi, në pronësi të Milo Gjukanoviç," shkruan gazetari investigativ kosovar, Visar Duriçi.

Lista me 17 oligarkët e Europës Lindore:

  1. Blerim Devolli- Kosova
  2. Gagik Tsarukyan- Gjeorgjia
  3. Anar Mammadov- Azerbajxhan
  4. Nijaz Hastor- Bosnja
  5. Delyan Peevski- Bullgaria
  6. Bidzina Ivanishvili- Gjeorgjia
  7. Lorinc Meszaros- Hungaria
  8. Aivars Lembergs- Letonia
  9. Jordan Kamchev- Maqedonia
  10. Vladimir Plahotniuc- Moldavia
  11. Milo Gjukanoviç- Mali i Zi
  12. Dan Voiculescu- Rumania
  13. Alisher Usmanov- Rusia
  14. Miroslav Miskovic- Serbia
  15. Bojan Petan- Sllovenia
  16. Rinat Akhmetov- Ukraina