Rreth një muaj pas dorëheqjes së drejtoreshës së kabinetit, Keli Kërtusha, një tjetër femër emërohet në këtë post.

DurrësLajm mëson se drejtoresha e re e kabinetit të bashkisë Durrës do të jetë Rovena Rozhani, që ka punuar si zëdhënëse e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Me emërimin e Rozhanit në postin e rëndësishëm, vijon saga e emërimeve nga Tirana në qytetin bregdetar. Durrësi, që nga tërmeti i 26 nëntorit, është në situatë emergjente dhe Rozhani pritet të mbulojë edhe komunikimet me mediet.

Paraardhësja e saj në këtë post, Keli Kërtusha, ishte përzgjedhur në krye të kabinetit nga ish-kryebashkiakja Valbona Sako, por pas dorëheqjes së Sakos, edhe Kërtusha nuk qëndroi për shumë kohë, duke pasuar kështu largimet e të gjithë personave që u punësuan apo emëruan në institucionin e qeverisjes vendore gjatë drejtimit 4 mujor të bashkisë nga e para kryebashkiake femër.