EMRI/ Plagosi me armë dhëndrin e ish-kreun e bandës së rrezikshme, zbardhet identiteti i autorit

29/05/2020 - 21:56

Zbulohet të tjera detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 31-vjeçar. Policia në kohë reale identifikoi autorin, Adriatik Mezja. Para disa muajsh, autori ka qenë objektiv i një atentati me armë zjarri, por ka shpëtuar.

“Rreth orës 20:10 në qytetin e Peqinit si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Besmir Hakballa, 31 vjeç, banues në Peqin i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin A.Mezja, ku vijon puna intensive për kapjen e tij”, deklaron zyrtarisht policia e Elbasanit.

Ndërkaq burime pohuan se i riu i plagosur është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndrri i Tan Kateshit, të dënuar me burg përjetë, një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë të shumtë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh. Babai i të plagosurit punon si elektricist në bashki.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa të vjetra në lagjen nr.5, në qendër të Durrësit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar sot një foto nga brenda Spitalit Infektiv.

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Vijojnë punimet për skemën e ujësjellësit në Njësinë Administrative Katund i Ri Lot IV, i cili do të furnizojë me ujë banorët e fshatrave

Shijaku ishte ndër qytetet e fundit në rang vendi që regjistroi rastet e para me koronavirus.

Bashkëshortja e 43-vjeçarit Bilbil Hasani, i cili i dha fund jetës në burgun "313" në Tiranë një vit më parë, Mirjeta, ka nisur betejen l

Prokuror i Apelit Durrës , Ludovik Dosaj rrezikon postin pas ankimimit të Komisionerit Publik.

Mjeku Ilir Allkja ka reaguar pas kritikave të zv.kryeministrit Erion Braçe, për mënyrën se si mjeku e kishte vënë maskën.