EMRI/ Policia sekuestron prona me vlerë 10 mln euro dhe një kompani ndërtimi

20/03/2018 - 20:11

   Prona me vlerë mbi 10 milionë dhe një kompani ndërtimi, që dyshohet se janë fituar nga trafiku i kokainës, u sekuestruan nga Policia e Shtetit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. Sipas policisë, pronat mësohet se janë regjistruar në emër të Luan Spahiut 53 vjeç banues në Tiranë.

Ky i fundit është dënuar në vitin 2011, nga Gjykata e Frajbugut me 5 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë, Spahiu është dënuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Kolumbia drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera. Paratë e fituara nga kjo linjë e trafikut të kokainës, Spahiu i kishte investuar në kompaninë e ndërtimit “Pinari” Sh.p.k në Tiranë, si dhe në disa troje ndërtimi dhe sipërfaqe toke në Selitë e në rrugën “Naim Frashëri”.

Në këtë rrugë, sipas policisë, Spahiu kishte ndërtuar një kompleks banimi të cilin kishte arritur ta shiste pjesërisht. Pas hetimit të Prokurorisë, Gjykata vendosi që 32 apartamente me sipërfaqe 3400 m2 të sekuestrohen. Sekuestro u vendos edhe mbi tri njësi tregtare në të njëjtin kompleks, me sipërfaqe 230 m2. Po ashtu një vilë tri katëshe në rrugën “Hoxha Tahsim”, me sipërfaqe 340 m2, si dhe disa garazhde u sekuestruan. Gjykata vendosi të njëjtën masë për dy sipërfaqe trojesh në rrugën “Naim Frashëri” dhe në Selitë, përkatësisht 5600 metra dhe 18 mijë m2, si dhe tri automjete të shtrenjta.

Asetet e kompanisë Pinari Sh.p.K dhe llogaritë bankare të kësaj kompanie, të Luan Spahiut dhe të të afërmeve të tij, u bllokuan deri në përfundim të procesit gjyqësor që pritet të zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare dominojnë në ultësirën perëndimore.

Për dy ditë ( sot dhe nesër, e mërkurë dhe e enjte) në disa zona në Durrës dhe Shijak do të stakohet energjia elektrike.

Komisioneri Europian për Negocimet Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Johannes Hahn të martën shprehu mbështetjen për të drejtën e pro

Ligoraq Karamelo, numri dy i PBDNJ-së, i cili ka pranuar të marrë mandatin e deputetit të opozitës në listën e Korçës, ka denoncuar tre p

Vrasja e Jurgen Kurtit ka dyshime se është kryer nga dy persona që pas krimit janë larguar me një makinë “Mercedes-Benz”.

“Shën Ndou iu ndihmoftë!”. Kjo është përshëndetja që i bëjnë njëri-tjetrit pelegrinët që i drejtohen kishës së Shën Ndout, në Laç.

Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit për protestën e dhunshme ditën e shtunë në datë 16 mars para pa

Ministri fton studentët të orientohen për punësim sezonal në Portin e Durrësit, të aplikojnë në Policinë e Shtetit, dhe për praktika prof

Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjitshme, Arta Marku bëri një analizë vjetore të kriminalitetit në Vlorë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualish