SHÇBA arreston një punonjës policie në Durrës për shpërdorim detyre.

SHÇBA ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Durrësit për punonjësin e policisë Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyrë inspektor policie (SPZ) në Komisariatin e Policisë Durrës.

Për Hakën, gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv”.

Mbi bazën e hetimeve është dokumentuar se SPZ, duke shpërdoruar detyrën, përfitonte shuma parash dhe lejonte ndërtime pa leje në zonën që mbulonte.

Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bërë nga SHÇBA në Prokurori dhe hetimit disa mujor me mjete speciale. Hetimet po vijojnë.