Zbardhen detaje të reja në lidhje me rastin e mbrëmshëm, kur një punonjëseje policie në qytetin e Durrësit, i hodhën tritol në makinën e parkuar në oborr.

DurrësLajm” mëson se efektivja e policisë është Ornela Buraku. Ajo ka deklaruar pas ngjarjes përpara oficerëve, se nuk ka konflikte familjare apo me ndonjë person tjetër. Pista e parë ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe nuk është dëgjuar vetëm në zonën e ish-Kënetës ku ndodhet banesa, por edhe në lagje të tjera duke alarmuar banorët.

Durrës/Informacioni paraprak

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës,  nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne  afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë  ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,  identifikimin dhe kapjen e autorëve.