EMRI/ Si u kap për 4 minuta 34-vjeçari i rrezikshëm nga Shijaku, operacion në kushte të larta sigurie

04/07/2020 - 09:24

Finalizohet operacioni policor i koduar "Stadiumi", i zhvilluar në kushte të larta sigurie nga forcat operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me Policinë e Shijakut. 

U vu në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ngjarje e ndodhur te stadiumi në Shijak, më datë 30.05.2020. 34-vjeçari, i arrestuar është shtetasi Alvaro Jashari.

"Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Stadiumi". 

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore, u bë e mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Shijak, në harkun kohor prej katër minutash, nga shërbimet e Policisë të kapej dhe të vihej në pranga shtetasi: 

A. J., 34 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me dhunë".", njofton policia e Durrësit.

Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Enri Isai, 28 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kishte një konflikt familjar, por pas sinjalizimit të policisë, një 59-vjeçar e pëson sepse uniformat blu gjetën në banesë e tij disa doz

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund t

Durrësi është renditur në vitin 2020 në qarkun e dytë më të madh në vend, pas Tiranës, duke ia kaluar në këtë mënyrë Fierit, që deri tani

Gjatë kësaj të diele, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezullua

Këshilli Bashkiak Durrës pritet të marrë nesër (e hënë 10 gusht) në mbledhjen tjetër jashtë radhe, edhe 4 vendime të tjera rë rëndësishme

Sezoni veror dhe ardhja e emigrantëve ka shtuar tentativat në pikat kufitare të vendit për të kaluar para të cilat nuk deklarohen.

Ministria e Shëndetësisë në daljen e sotme publike njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën nga Covid në 24 orët e fundit. 

Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri përsa i përket masave të ruajtjes së shëndetit

Përmbaruesit e dyshojnë ministren e Drejtësisë se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth