Policia italiane ka ndërmarrë një operacion anti-drogë të koduar ‘Turizmi i madh’ mes Sardenjës dhe Lombardisë, ndërsa janë arrestuar 6 persona, mes të cilëve 5 italianë e 1 shqiptar si dhe janë shpallur në kërkim 3 shqiptarë të tjerë.

Shqiptari i arrestuar është Armando Ndoja banues në provincën e Milanos i cili konsiderohej si korrieri i besuar i kësaj bande kriminale. Banda trafikonte kokainë dhe heroinë në territoret e ishullit të Sardenjës, në rajonin e Kalabrisë dhe në Lombardi.

Hetimet për grupin kishin nisur që në vitin 2015 dhe sipas mediave italiane brenda 7 muajsh ky grup ka trafikuar drogë me vlerë nga 5 deri në 7 milionë euro. Heroina e kokaina dërgohej përmes korrierëve në zonën e Milanos e prej andej në Sardenja.

Për të komunikuar mes tyre ata përdornin një gjuhë të kriptuar si dhe telefona celularë me një përdorim.