Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së 30 nëntorit 2017 ku shpërtheu automjeti i një biznesmeni, pasi ishte vendosur një sasi tritoli.

Policia bën me dije se, është arrestuar Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit N. R.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.