Bernard Dosti është komanduar Rektora i Universitetit të Tiranës pas pezullimit të Mynyr Konit nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Dosti, aktualisht Zv/Rektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Rektori i komanduar mban titujt, Profesor i Asociuar dhe Doktor, gradë kjo e mbrojtur në vitin 2011. Gjithashtu, është lektor me kohë të plotë në Departamentin e Ekonomiksit në Fakultetin e Ekonomisë.

Pezullimi i Rektorit Mynyr Koni u bë tre ditë më parë me urdhër të Ministres Shahini, sipas së cilës, gjatë një kontrolli në Universitetin e Tiranës ishin gjetur shkelje të rënda ligjore. Por në një reagim në rrjetet sociale, Koni pretendoi se nuk ishte ushtruar asnjë kontroll.