Lagjet e Tiranës ku janë përqëndruar vatrat e infeksionit të koronavirusit janë në Astiri, tek Fresku dhe tek Kodra e Diellit. Gjatë një takimi me Ogerta Manastirliun, mjekët thanë se rastet e konfirmuara janë përqendruar kryesisht në zonat rurale.

“Në punën tonë prej 5 muajsh na ka ndodhur që kryesisht vatrat më të rëndësishme janë në zonat rurale tek Astiri, Fresku dhe kryesisht tek Kodra e Diellit. Kush është kryesore? Vatrat janë të transmetimit komunitar, sidomos me hapjen, sidomos për eventet mortore, festa, ditëlindje që marrin pjese grumbullime të rinj, që kemi vënë re kohët e fundit”,- ka thënë një nga mjeket në videon që ka shpërndarë ministrja për ndjekësit e saj në Facebook.