12/11/2019 - 15:41
Moti i keq që ka përfshirë Durrësin mesditën e kësaj të marte ka shënuar dëme në lagjen numër një të qytetit.
Siç duket edhe në foto, era e fortë ka thyer dhe rrëzuar një palmë në rrugën "Taulantia", fatmirësisht pa shkaktuar pasoja më të rënda.
Për zhvendosjen e pemës është dashur ndërhyjra e mjeteve të Ndërrmarrjes Komunale, ndërsa deri më tani, nuk raportohen dëme të tjera të shkaktuara në qytet.
Kujtojmë se Drejtoria Detare paralajmëroi sot për përkeqësim të motit për datat 12 dhe 13 nëntor ndërsa Kapiteneria e portit të Durrësit njoftoi se janë krijuar vonesa në nisjen e trageteve nga Porti i Barit në drejtim të Portit të Durrësit.
/portali DurresLajm/
