Erion Alibej, personi i cili porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit e Regis Runajt, dyshohet se ka porositur dhe vrasjen e Bujar Çelës, i cili u ekzekutua mëngjesin e djeshëm në Elbasan.

Viktima e atentatit të djeshëm ishte vëllai i Talo Çelës, një nga persona më të kërkuar në Shqipëri pasi akuzohet për disa vepra të rënda kriminale.

Sipas “News24”, Erion Alibej, i cili përdorte dhe dy emra të tjerë Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej, ka urdhëruar vrasjen e Bujar Çelës për shkak të konkurrencës mes grupeve kriminale që trafikojnë droga të forta jashtë shtetit.

Erion Alibej dyshohet se kishte lidhje me trafikantë ndërkombëtar droge dhe cilësohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.