Ashtu siç kishte paralajmëruar, se do të zbulonte disa të vërteta tronditëse si kundërpërgjigje, ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka, ka thyer sërish heshtjen.

Përmes një dalje live në rrjetin e tij social “Facebook”, ish-zv/ministri i Arsimit shprehet se do merret me studentët, jo me kryeministrin.

“Keni bërë shumë gabime, që shprehen në revoltën e rinisë së shpresës. Unë sot nuk do merrem me ju, se ju këtë doni. Unë do merrem me sovranin, rininë”,- u shpreh ai.