"Është shumë e vështirë që të identifikohet", rreziku nga virusi vdekjeprurës, mjeku: Kujdes me higjienën

10/08/2018 - 14:46

Meningokoku ishte virusi vdekjeprurës i Meningitit i cili i mori jetën pak ditë më parë një vajze 17 vjeçare. Por, si duhet të mbrohemi nga kjo sëmundje dhe cilat janë shenjat e para të saj. Ndaj sëmundjes së Meningjitit shkaktuar nga virusi i menigokokut bëhet shumë pak pasi sëmundja nuk lë kohë për të vepruar.

Kjo ishte edhe një nga arsyet përse një 17 vjeçare humbi jetën vetëm pak ditë më parë. Në një intervistë për Report Tv mjeku infeksionist Pëllumb Pipero thotë se të gjithë janë të ekspozuar nga meningjiti, i cili për fat të mirë është më i thjeshtë për tu menaxhuar se sa meningokoku.

"Ka shumë njerëz që e kanë dhe e mbartin meningokun, në hundë kryesisht dhe gjatë tështimës prekjes me duar mund të na japin neve. Ndërkohë personi që e ka nuk zhvillon asnjëherë sëmundje, tek ne, që mund të mos kemi mbrojtje imunitare zhvillohet meningiti".

Mjeku thotë se duhet të kemi kujdes për kushtet higjenike. Por cilat janë shenjat e meningitit?

"Është shumë e vështirë që një qytetar apo edhe mjeku i familjes ta identifikojë këtë sëmundje, është shumë e shpejtë. Shenjat e para janë dobësia e përgjithshme, temperatura e lartë, dhimbja e kokës dhe errësimi i ndërgjegjes dhe krahas kësaj disa njolla në lëkurë".

Mjeku Pipero bën me dije se meningiti konsiderohet emergjent dhe nëse pacientët shohin të tilla shenja duhet të paraiteten menjëherë te mjeku.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjatës ditës së hënë, AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, shkarkimin e menjëher

Pas dëshmisë në video të Fredi Alizotit, se ai ishte çuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me makinë nga drejtori i Policisë së Shtetit

Qeveria shqiptare do të ndalojë importin e automjeteve të prodhuara para 10 vitesh, por ekspertët thonë se ai duhet të shoqërohet me një

Sali Lushaj, babai i këngëtarit të njohur të rrepit, Stresi, ka paditur në Gjykatën e Tiranës deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Bal

Forcat e Armatosura kanë shuar plotësisht zjarrin që përfshiu malin e Taraboshit në Shkodër pasditen e djeshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të merret në pyetje për rastin “Babale”.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi.

16 tetori në familjen Hoxha është një ditë e shënuar pasi konsiston me 110-vjetorin e lindjes së diktatorit Enver Hoxha.